Lajme

Personi i pajetë në makinën e djegur në Krrabë, policia jep detajet

Një ngjarje horror mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur mbrëmjen e 4 shkurtit ku brenda një makine të djegur është gjetur edhe një trup i pajetë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në vendin e quajtur  “Kryqi”  në rrugën e vjetër të Krrabës.

Në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volkswagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë.

Lexo më shumë  Kandiq i kërkon BE-së të reagojë ndaj shtrembërimit të fakteve për luftën në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur  “Kryqi”  në rrugën e vjetër Krrabë, në rrethana ende të paqarta ka marrë flakë një automjet tip “Volkswagen”, ku në brendësi të mjetit ka një person të pajetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave  të ngjarjes dhe indentifikimin e personit të pajetë.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Rruga Press

YouTube player