Lajme

Personat me sindromën “Down”, më pak se 3% e tyre janë të përfshirë në tregun e punës

Të jesh me sindromën “Down” në Shqipëri e ke thuajse të pamundur të gjesh një vend pune. Vetëm 16 nga 643 personat e deklaruar zyrtarisht me këtë sindromë janë sot të punësuar, rezultat i mbështetur në të dhënat e organizatave që kanë në fokus këtë kategori qytetarësh. 

Mospërfshirja në programe të dedikuara mësimore e profesionale rezulton të jetë një ndër arsyet e këtij hendeku.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Jusuf Gërvalla ka qenë një veprimtar politik me vetëdije të lartë

Ndonëse legjislacioni shqiptar vendos detyrime konkrete për punëdhënësit në sektorin publik dhe atë privat, në drejtim të punësimit të personave që i përkasin kësaj kategorie, detyrimi nuk zbatohet.

Teksa kërkojnë që ligji të shikohet, përfaqësues të organizatave që kanë fokus këto kategori të veçanta theksojnë se punësimi është më shumë se një rrogë, por shërben gjithashtu për integrimin e tyre në shoqëri.

Lexo më shumë  ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, eksperti i Octopus: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *