Lajme

Kurti: Kemi përgjegjësi e obligime shoqërore e institucionale ndaj personave me Sindromën Down

Kryeministri Albin Kurti, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, vizitoi Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët, “Xhemail Mustafa”, ku në orën e parë mësimore u fol për Sindromën Down.

I shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kryeministri Kurti tha se Qeveria e ka shpallur vitin 2022 vit të personave me Aftësi të Kufizuara, sepse siç tha ai, besojmë që teksa kontribuojmë të gjithë për shtetin, më së pari e më së shumti duhet t’i ndihmojmë ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha.

Lexo më shumë  Ministria e Financave: Qeveria me sukses ka kthyer nivelin e borxhit shtetëror në nivelin para pandemisë

‘’Si fëmijë kemi lindur me 46 kromozome në qelizë, dikush me 47. Nuk është faji i askujt por është përgjegjësia e të gjithë neve dhe duke pasur përgjegjësi shoqërore ose institucionale kemi edhe obligim, kemi edhe borxh ndaj këtyre personave’’, u shpreh kryeministri.

Pas disa performancave të nxënësve të kësaj shkolle, nxënësit i dhuruan punimet e tyre të bëra enkas për Kurtin dhe ministren Nagavci.

Sot, veçoi më tej kryeministri, është dita, në të cilën njëfarë mënyrë pikëprehen arsimi dhe shëndetësia, sepse, siç vazhdoi ai, që të dyja janë të rëndësishme për fëmijët, derisa shprehu falënderim dhe mirënjohje për rolin, angazhimin dhe kontributin, që kanë bërë deri më sot e që po e bëjnë në vazhdimësi.

Lexo më shumë  Sveçla viziton policin e plagosur në Klinë: Hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë

Më pas, kryeministri dhe ministrja Nagavci ndoqën nga afër zhvillimin e një ore mësimore, ku nxënësit kishin përgatitur edhe video vetëdijësuese, por edhe aktivitete të tjera lidhur me këtë ditë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *