“Përse i duhet pulës gjeli” ishte në top lajmet më të lexuara për tre orë
Shkruan Ermal Mulosmani
Në Shqipëri nuk ka kontroll total mediatik prej pushtetit. Ka sa të duash emra që shkruajnë kundër tij. Mirëpo kemi arritur në fazën e zhvlerësimit të shkrimeve apo qëndrimeve. Njerëzit shkruajnë për një skandal, publikojnë dokumenta, prova dhe askush nuk e çan kokën. Jeta vazhdon sikur nuk ka ndodhur asgjë. Të gjithë pajtohen me vjedhjen, korrupsionin, abuzimin. Edhe Qeveria. Kalojmë te vjedhja e radhës se kjo u ezaurua. Ngrihen pak zërat e gazetarëve të oborrit Mero, Batoni, Carlo që i bien Berishës sa për të thënë që: “Ore si guxoni të merreni me këto gjëra të vogla kur Berisha është akoma gjallë dhe po na cënon miqësinë e shenjtë shqiptaro amerikane?”
Kjo është më keq sesa kufizimi absolut. Atëherë të paktën krijohet ideja se pushteti po ka frikë ndaj e mban në kontroll. Ndërsa liria absolute dhe shpërdorimi i kësaj lirie përmes publikimit inflacionist të gjithfarë idiotësie, sidomos të budallallëqeve të titanëve të thashethemeve si Kaçi, Çako, Taku e Trafikanti është strategjia më diabolike për asgjësimin e medias.
Para nja tre ditësh lajmi “Përse i duhet pulës gjeli” ishte në top lajmet më të lexuara për tre orë.
Rruga Press