Sport

Bajrami tek Lazio? Empoli i fikson çmimin, gjen edhe zëvendësuesin

Nedim Bajrami është një nga yjet e paktë që Empoli ka në dispozicion, nga të paktën lojtarë që mund të sjell miliona në arkat e klubit. Fantazisti kuqezi po zhvillon një sezon pozitiv duke tërhequ interesimin e shumë klubeve në Serie A.

Pas Cagliari, në skenë doli edhe Sassuolo duke përdorur kartën Dionisi, ish trajnerin e tij, ndërsa së fundmi në skenë doli dhe Lazio. Në këto kushte, përballë shumë ofertave, edhe klubi i Empolit është vënë në lëvizje.

Sipas Sky Sport, presidenti i Empolit konfirmoi edhe një herë dëshirën e klubit për ta mbajtur në skuadër por si çdo lojtarë edhe Bajrami e ka një çmim. Çdo klub që do të trokas në derën e tij duhet ta paraqes minimalisht një ofertë prej 10 milionë euro, çdo negociatë nis mbi këtë bazë.

Ashtu si Sky Sport, edhe La Gazzetta bashkohet në këtë pikë, Lazio është nga të paktat klube që mund ti rrëmbejë yllin e Empolit.

Igli Tare pritet të futet në negociata, mund të bind lojtarin që qëndrojë tek Empoli deri në fund të sezonit duke e rezervuar praktikisht por kujdes, La Gazzetta shton se situata mund të ndryshojë në ditët e fundit të merkatos, Bajrami mund të ndryshojë ekip që në janar, duke u transferuar menjëherë në kryeqytet.

Empoli nuk dëshiron të kapet në befasi për këtë arsye kanë piketuar Daniele Verde, si pasuesin e Bajramit.

Rruga Press

YouTube player