Lajme

Përse i dhatë bonus kompanisë fantazëm të Klodian Zotos? Rama nuk përgjigjet për VKM-në e inceneratorit dhe intimidon gazetaren

Kryeministri Rama refuzoi t’i përgjigjej gazetares së Syri.tv që e pyeti përse kishte firmosur një VKM në dhjetor 2016 me anë të cilës jepte miratimin për një bonus prej 8 pikësh për kompaninë “Integrated Energy” të Klodian Zotos për rezultatin ekonomik dhe financiar për landifillin dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, megjithëse ishte paralajmëruar nga ish-ministrja Felaj dhe ish-ministri Manjani se kjo kompani nuk ekzistonte dhe që nuk ka qenë e regjistruar në QKB.

Rama deklaroi se mban përgjegjësi për çdo firmë dhe çdo firmë e tij është fryt i një procesi dhe i një mekanizmi dhe ai mekanizëm ka në përbërjen e vet përfaqësues nga institucione apo sfera të ndryshme.

Debati në konferencën për shtyp

Në dhjetor të vitit 2016 ju keni firmosur një VKM me anë të cilës jepni miratimin për një bonus prej 8 pikësh për kompaninë “Integrated Energy” të Klodian Zotos për rezultatin ekonomik dhe financiar për landifillin dhe ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Megjithëse jeni paralajmëruar nga ish-ministrja Felaj dhe ish-ministri Manjani se kjo kompani nuk ekziston pse favorizuat një kompani fantazëm që nuk ka qenë e regjistruar në QKB?

Kjo pyetje ka të njëjtën përgjigje që i dhashë një kolegeje më parë dhe s’ka përgjigje tjetër. Nuk është pyetje për mua fare.

E keni firmosur ju VKM-në, apo nuk mbani përgjegjësi për firmën tuaj?

Unë mbaj përgjegjësi për çdo firmë dhe çdo firmë e imja është fryt i një procesi dhe i një mekanizmi dhe ai mekanizëm ka në përbërjen e vet përfaqësues nga institucione apo sfera të ndryshme që kanë kompetenca e tyre dhe ky bashkim kompetencash sjell në një rezultat dhe kur ky rezultat merr edhe firmën time, kthehet në një vendim dhe kështu bëhen të gjitha vendimet. Ju më bëni pyetje që nuk janë fare në sferën e kompetencës time dhe e përsëris unë nuk kam asnjë dëshirë të përfshihem në këto kalkulimet e natyrës politike, mediatike e joaritmetike që vijnë për arsye të ndryshme. Është e drejta e të gjithëve të bëjnë kalkulime…

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Më falni po nuk janë kalkulime, por një vendim që ju e keni firmosur duke i dhënë bonus një kompanie që është krijuar disa muaj pas këtij vendimi. A mbani përgjegjësi për këtë gjë?

Unë besoj se nuk kam nevojë për përkthyes kur flasim në gjuhën shqipe që unë e dëgjova.

Ju nuk po më ktheni përgjigje që i keni dhënë bonusin një kompanie fantazëm.

Unë e dëgjova pyetjen dhe ju dhashë përgjigjen time dhe përgjigja ime dhe jo përgjigja që ju.

Ju jeni njoftuar nga ish-ministrja që kjo kompani nuk ekzistonte dhe nga ish-ministri Manjani që kjo kompani nuk ekzistonte.

Qeveria është një mekanizëm, i cili funksionon në bazë të një zinxhiri me shumë hallka dhe nuk funksionon si një marrëdhënie mes një pronari që i çon gazetarit me mesazh pyetjen që duhet të bëjë.

Me falni keni qenë i njoftuar më momentin që keni firmosur?

O zonjë..

Ju lutem mos bëni paralelizma të tilla dhe më ktheni një përgjigje për pyetjen konkrete që po ju bëj.

Unë po ju jap shpjegime..

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Ju po bëni paralelizma me pronarët dhe gazetarët ndërkohë që unë po ju bëj një pyetje shumë të thjeshtë.

Po ju jap shpjegimin qetësisht dhe mitingun në konferencë shtypi mos e bëjmë.

Ju lutem më thoni nëse keni qenë.

Unë nuk një përgjigje që nuk është përgjigja ime. Unë kthej vetëm përgjigjen time.

E keni firmosur ju atë VKM z. Kryeministër.

Po të shpjegoj me qetësi se si funksionon procesi i vendimmarrjes. Unë nuk marr njoftime individuale. Janë të gjitha pjesë e një procesi dhe mekanizmi vendimmarrje dhe në fund fare firma ime vendoset kur mekanizmi ka përfunduar punën dhe kur merret miratimi i të gjithë ministrave dhe nuk ndodh në qeverinë time prej 10 vjetësh që të imponoj futjen e çfarëdo vendimi të pasheshuar. Firma është zbardhja e këtij vendimi. Në qeverinë time ndodh që një vendim të zgjasë 6 muaj, ndodh që te merren 32 vendime brenda një dite, varet si shkon procesi i ndërveprimit. Është proces institucional, jo proces pazari, muhabet.

Më fal, po ju si ua jepni kontratat një kompanie që nuk ekziston?

Ka ndonjë pyetje tjetër se këto ekzistencat dhe mosekzistencat nuk i vendos syri.net, i vendos tjetër kush. Nëse kam, nëse kam një pikëpyetje për çfarëdo qoftë trajtohen në rrugët që ka caktuar një shtet.

Debati nga minuta 50.35

Rruga Press

YouTube player