KryesoreOpinion/Aktualitet

Përralla për Kecin dhe Tre Vuçiqët

Nga Agim Morina

Pansllavisti, Miroslav Lajčáku, autori i Ungjillit Politik të klerofashistit Aleksandar Vučići, paska deklaru se “nëse nuk ka asociacion, nuk do të ketë as marrëveshje në Ohër”.

Edhe një herë Lajčáku po e dëshmon haptazi se sa me zell po punon në vijën e klerofashizmit serb. Aj, bashkë me Borrellin, nuk thanë as gjysë fjale për “jokonstruktivitetin e Vučićit” në Bruksel, kur ky nuk pranoi të nënshkrunte marrëveshjen.

Tash Lajčáku, që për dy ditë në Beograd ka bë plan bashkë me Vučićin se si t’ia hedhin shqiptarëve, haptas qenka bë zëdhënës i Serbisë, duke e vënë “asociacionin” në qendër të dialogut shqiptaro-serb. Thjesht, Lajčáku paska folë me gojën e Vučićit. Qëndrimet e tija, megjithëse “ndërmjetës”, tash po bëhen të padallueshme nga qëndrimet e Vučićit. Kjo dëshmon edhe një herë se Albini ka përballë jo një Vučić, por tre: Borrellin, Lajčákun dhe vetë Vučićin. As nuk ësht e rastësishme që Lajčáku së pari erdhi në Prishtinë, – gjeografikisht Beogradi ka qenë më afër për të – për me ble mendjen e Kurtit e masandej shkoi në Beograd, për me gatu bashkë me Vučićin një pite sa më të lezetshme në Ohër.

Lexo më shumë  Dëmet materiale nga lufta në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro

Nga ky këndvështrim do të duhej të shtjellohej e të kuptohej taktika e veprimeve të deritashme e kujdesshme e Kurtit, i cili në këtë mënyrë po e nxjerr në shesh gjithë dinakërinë e kësaj aleance fashiste dhe pansllaviste. Me këtë taktikë Ohri ësht qoshja ku ai e shtyu këtë treshe. Borrelli nuk po takon më shqiptarë që i rijnë gati me laps në dorë për me nënshkru çfarëdo letre që u vendoset mbi tavolinë, e me u bë pishman të nesërmen. Lajčáku nuk po takon ish-komunistë sahanlëpirës, si aj vetë, për me u marrë vesh me grimasa. Vučići nuk po i takon ata shqiptarë që mundet me i pyetë se a e kuptojnë serbishten apo a janë “joproblematikë”.

Lexo më shumë  Kurti në Berlin: NATO dhe KiE shtyllat e paqes demokratike në Evropë

Keq janë punët për tresh-përsheshin neofashist. Si duket, me 18 mars, po dëgjuam pranë liqenit një vajtim dhe tre ofshama “Oh! Oh! Oh!” nuk do të jenë përpjekje për me shqiptu emrin e qytetit mikpritës nga kjo treshe, por ofshamat e tyre për dështimin e planit të tyre të radhës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *