Lajme

Përplasja me Veliajn/ Policia bashkiake e Tiranës ‘zbarkon’ në zyrat e FSHF

Disa ditë pas përplasjes publike mes presidentit të FSHF, Armando Duka dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka ardhur edhe veprimi i rradhës në kuadër të kësaj përplasje.

Sipas informacioneve të siguruara për median, policia bashkiake e Tiranës dhe inspektoriati ndërtimor ka zbarkuar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Lexo më shumë  Sot seancë plenare dhe protestë në Tiranë/ Policia merr masa, bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi

Ky lëvizje mendohet të jetë e lidhur me përplasjen që po ndodh së fundmi mes Dukës dhe kryebashkiakut Veliaj ndërohë që për këtë të fundit u publikua edhe një përgjim ku shfaqej duke përdorur një fjalor aspak të pranueshëm me anëtarët e shoqatës rajonale të Fubtollit “Tirana”. Ndërkohë, përfaqësuesit e hetimit tatimor janë shfaqur në bizneset e Agron dhe Armando Dukës në Durrës.

Lexo më shumë  Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve kundër projektligjit: Po anashkalohet Kushtetuesja

Rruga Press

YouTube player