Lajme

Përplasja/ Lajmet e Top-it sërish flakë kundër Ramës

Top Channel vazhdon fushatën e sulmeve kundër qeverisë. Edhe në lajmet e kësaj mesdite ato të orës 15 00 katër tema të ndara në gjashtë kronika kanë prekur ato tema që janë tabu për qeverinë. Lajmi i parë i dedikohej çmimitë të naftës dhe bordit qeveritar që e mban atë lart. Sipas redaksisë së lajmëve me tarifat që janë sot në bursa dhe me uljen e dollarit çmimi duhej të ishte 30 lekë më i lirë, por ai këtë fillim jave u ul vetëm me 4 lekë.

Titulli i kronikës: “Bordi e mban naftën shtrenjtë”. Si për ta përforcuar këtë temë ishte bërë edhe një kronikë e dytë me titull: “Nafta shtrenjton trasportin”.

Pas këtyre dy lajmeve që për një media pro qeveritare mund të konsiderohen si bomba, spikerja Genta Popa lexoi të tretin: “Energjia në Shqipëri më e shtrentë” ku thuhej se jemi vendi i dytë në rajon ku rryma elektrike kushton më shumë se kudo tjetër.

Lexo më shumë  Kurti: Jemi të hapur të adresojmë shqetësimet e mediave

Lajmi i katërt i kushtohej protestës së pedagogëve dhe ultimatumit të tyre për të nisur një grevë urie.

Pas kësaj pasuan dy kronika për emigrimin masiv të të rinjve ku theksohej se vendi  ka humbur 37 përqind te qytetarëve të vet më shumë sesa kushdo tjetër në Ballakan.’

Kur edicioni i lajmeve kishte mbërritur në gjysmën e vet, pikërisht në minutën e 15 kamera shkoi në Milot ku kishte ende familje të mbetura pastrehë. 

Gjë e pasakontë në peisazhin tonë mediatik, të dominuar nga politika dhe dirigjuar nga qeveria, kronika me takimin e Edi Ramës u shfaq vetëm në minutën e 20 duke qenë e 9 në radhë.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Boll ky enumeracion faktesh për të kuptuar se kursi i televizionit kombëtar ka ndryshuar me 180 gradë me largimin e ish drejtorit Sokol Balla dhe se ai për momentin nuk po shërbën më si servis i rilindjes. 

Në një farë mënyre këtë anomali e ka pranuar vetë edhe Edi Rama , i cili në një Tëitter të para disa ditëve pa e përmendur me emër fshikulloi Top Channel duke e konsideruar si një ekran privat që dezninformon pasi do favore të paligjshme. 

Ende është shpejt të thuhet nëse kjo është thjeshtë një flakë kashte apo një ndryshim radikal i vijës editoriale por deri më tani duket sikur TV kombëtar nuk po tërhiqet ndërsa rama nuk është i predispozuar ta lëshojë atë që ai e quan favorin e radhës./Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *