Bota

Përparimi më i madh i ukrainasve që nga viti 2023, falë ndërprerjes së Starlinkut për forcat ruse

Ukraina rimori 201 kilometra/katror territor javën e kaluar – përfitimi më i madh në front që nga mesi i vitit 2023 – duke shfrytëzuar ndoshta dobësitë në komunikimet ruse pas humbjes së aksesit të forcave të Moskës në shërbimin satelitor Starlink të Elon Muskut.

Ky përparim i shpejtë ndodhi rreth 80 km në lindje të Zaporizhzhia, një zonë ku Rusia kishte arritur fitore të qëndrueshme që nga vera e vitit 2025, shkruan Newsweek.

Në fillim të këtij muaji, Starlink, në koordinim me autoritetet ukrainase, vendosi të kufizojë qasje në rrjetin e saj satelitor duke futur një sistem “whitelist” – një listë të terminaleve të verifikuara që lejohen të funksionojnë brenda kufijve të Ukrainës. Terminalet që nuk ishin të regjistruara në këtë listë u bllokuan automatikisht, duke i lënë shumë njësive ruse pa lidhje satelitore efikase.

Lexo më shumë  Ukraina sanksionon Lukashenkon për mbështetjen e luftës së Rusisë

Më parë, forcat ruse kishin përdorur në mënyrë të paautorizuar terminale Starlink të importuara jashtë vendit për komunikime të rëndësishme në front, përfshirë koordinimin e dronëve dhe transmetimin e të dhënave taktike në kohë reale – funksione që shpesh shmangnin ndërhyrjet elektronike dhe ishin jashtë mundësive të sistemit të tyre të zakonshëm të komunikimit.

Bllokimi i qasjes në satelit për forcat ruse ka shkaktuar probleme serioze në komunikim dhe koordinim operativ, duke i detyruar ata të kthehen tek sistemet e komunikimit më të vjetra ose te alternativa të dobëta që nuk arrijnë të sigurojnë të dhëna stabile apo lidhje të shpejtë. Kjo ka dobësuar aftësinë e komandës dhe kontrollit në terren dhe, sipas inteligjencës ukrainase, ka ndikuar në ngadalësimin e ofensivës ruse në disa sektorë të frontit.

Lexo më shumë  BE do të dërgojë komisioner për Mesdheun në takimin e Bordit të Paqes të Trumpit

Moska zyrtare ka pohuar se nuk ka pasur pranim të përdorimit të Starlink në këto mënyra dhe ka minimizuar ndikimin e ndërprerjeve, por saga e bllokimit të aksesit satelitor mbetet një faktor kyç në dinamikën e luftës në Ukrainë.

Në këtë kontekst, humbja e aksesit në shërbimin satelitor është përshkruar nga disa ekspertë si një goditje teknologjike për forcat ruse në një moment kritik të luftës dhe një mundësi që Ukraina e ka shfrytëzuar për të avancuar pozicionet e saj në terren.

Rruga Press

YouTube player