Bota

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk apel qytetarëve të tij: Largohuni menjëherë nga Irani

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, u ka kërkuar qytetarëve polakë të largohen menjëherë nga Irani, duke shtuar se “në asnjë rrethanë askush nuk duhet të udhëtojë në atë vend”, teksa ka paralajmëruar se perspektiva e konfliktit aktiv është “shumë, shumë reale”.

Tusk ka thënë se konflikti mund të shpërthejë brenda “disa orësh ” dhe “evakuimi mund të mos jetë më një opsion”.

Lexo më shumë  Si po shpenzon Republika Sërpska miliona dollarë për lobim në SHBA

“Ju lutem, merreni seriozisht këtë. Kemi pasur përvoja të këqija në të kaluarën me njerëz që i injorojnë këto paralajmërime. Pra, dua ta theksoj edhe një herë: largohuni menjëherë nga Irani ose anuloni planet tuaja të udhëtimit. Nëse shpërthen një konflikt i nxehtë, askush nuk do të jetë në gjendje t’ju garantojë një rrugëdalje”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp.

CNN ka raportuar të enjten bazuar në burime, se ShBA-ja është e përgatitur për të kryer një sulm mbi Iranin, por se vendimin po e peshon presidenti Donald Trump. 

Rruga Press

YouTube player