Lajme

Përmbytjet në Shkodër; fermerët në kushtet e mbijetesës: Shteti nuk na ndihmon

Fermerët në zonën e Nën Shkodrës janë gati të shesin bagëtitë e tyre për të mbijetuar. Kjo për shkak se ushqimi i bagëtive si shkak i përmbytjeve ndodhet në ujë.

Të përmbytur tre herë brenda pak muajve, fermerët thonë se institucionet shtetërore nuk i kanë furnizuar me koncentrat duke i detyruar një pjesë të tyre që të mendojnë shitjen e bagëtive.

Lexo më shumë  Të pandalshëm prej 76 ditësh, protestuesit sot sërish kundër qeverisë, kërkohet largimi i Ramës

“Situata është shumë ë keqe, të gjitha tokat janë të përmbytura, ushqimi i lopëve është shkatërruar, duhet t’i shesim bagëtitë”, tha një banorë.

Ndërkohë fermeri thotë se të dëmtuara janë edhe bimët dekorative në njësinë Dajç dhe shumë prej tyre kanë marrë kredi për kultivimin e tyre.

“Kanë shpenzuar miliona lekë për lulet. Janë të mbytur në borxhe për t’i blerë, si do t’i paguajnë kreditë”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Arrestohet një shtetas i Kosovës për spiunazh në Merdar dyshohet se ka bashkëpunuar me BIA-n

Në Shkodër janë ende të përmbytura të përmbytura mijëra hektarë tokë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *