Bota

Përmbytet Londra, uji hyn në spitale

Një situatë e rënduar është paraqitur në Londër, në 24 orët e fundit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë sjellë përmbytje në disa zona të kryeqytetit britanik.

Dhjetëra rrugë, stacione treni, shtëpi dhe madje spitale janë përfshirë nga uji.

Spitalet në lindje të Londrës iu kanë bërë thirrje pacientëve të tyre të mos përdorin urgjencën e tyre të përmbytur, por të kërkojnë ndihmë në spitalet e tjera të qytetit.

Lexo më shumë  Ndërpriten mijëra fluturime – Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Zjarrfikësit kanë marrë më shumë se 300 telefonata për ndihmë, ndërkohë që qindra makina janë bllokuar duke shkaktuar kaos dhe në rrugë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *