Lajme

Përmbyten banesat në Dimal, banori: Qeveria erdhi kot, kemi 3-4 vite kështu

 Reshjet e dendura në Berat shkaktuan daljen nga shtrati të lumit Osum duke bërë që të përmbyten banesa, toka bujqësore dhe biznese. Në Dimal, një numër i madh banesash janë përmbytur nga dalja e lumit Osum.

Njëri prej banorëve tha se kati i parë i banesës së tij është përmbytur plotësisht ndërsa familja e tij ka mbetur brenda shtëpisë. Ai shprehu shqetësimin se nuk është ngritur prita për të ndaluar vërshimin e Osumit dhe se prej 3-4 vitesh ata po përballen me përmbytje të vazhdueshme.

Lexo më shumë  Taravari-Peter Vanhoutte: Rruga evropiane e RMV-së do të jetë në duar të sigurta

“Gruan , nusen, djalin, nipçen. Nuk kemi ku të shkojmë, s’ka kush e bën pritën. Na është mbytur i gjithë kati i parë i banesës nën ujë. Jemi 3-4 vite që po përmbytemi, duhet bërë prita askush nuk merr masa, qeveria erdhi kot, e kanë zanat ata. Kati i parë doli jashtë përdorimit edhe në katin e dytë lart kemi lagështirë. Gjithë familjen e kam brenda në shtëpi, një lagje komplet është e zhytur në ujë”, tha banori. burimi fax

Lexo më shumë  Daniele Macheda: Shumë e rëndë që Meloni sulmon një investigim gazetaresk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *