Bota

Përmbyset varka me 32 emigrantë në brigjet e Greqisë

Një varkë me 32 emigrantë është përmbytur në brigjet e Greqisë, ndërkohë forcat e kërkimit shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar, shkruan protothema. 

Sipas informacioneve paraprake, kërkimet kanë filluar që në orët e para të mëngjesit në zonën detare në jug të Folegandros, pas fundosjes së varkës në të cilën ndodheshin  32 emigrantë.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja e paqes ShBA-Iran

12 pre tyre ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, varka me të paktën 32 persona në bord ka pësuar dëmtime mekanike nga prurja e ujit dhe është fundosur.

Gjithashtu vetëm dy nga 12 të mbijetuarit mbanin jelek shpëtimi.

Ministri i Transportit dhe Politikës Ishullore, Giannis Plakiotakis, ka urdhëruar  menjëherë nisjen e operacion kërkimit.

Eksplorimi në zonën detare po kryhet me pesë anije të shërbimit detar, një helikopter të marinës, një helikopter të forcave ajrore dhe një avion C-130.

Lexo më shumë  Belgjika do t’i dorëzojë Ukrainës shtatë aeroplanë luftarakë F-16

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *