KryesoreLajme

Përkujtohet sot me disa aktivitete demonstrata e 10 shkurtit 2007

Lëvizja Vetëvendosje organizon disa aktivitete në 17-vjetorin e Demonstratës së 10 shkurtit 2007 kundër Pakos së Ahtisarit.

Në orën 12 e 30 do të bëhen homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj në Bulevardin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Në orën 13:30 bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë

Lexo më shumë  “Presion ndaj SPAK-ut”/ KLP: Qëndrojmë në mbështetje të prokurorit Ols Dado

Në orën 14:45 bëhen homazhe te varri i Mon Balajt në Podujevë.

Si dhe në 16:00 shfaqet dokumentari i 10 shkurtit dhe do të ketë diskutime në kineman ABC në Prishtinë.

Në demonstratën e e 10 shkurtit të vitit 2007, mbetën të vdekur dy aktivistë.

Përveç kësaj mbetën të plagosur edhe mbi 80 aktivistë pas përleshjeve të ashpra me policinë rumune. Policia rumune, efektivë të UNMIK-ut, gjuajti me plumba gome drejt turmës. Demonstrata ishte thirrur për kundërshtim ndaj Pakos së Ahtisaarit.

Lexo më shumë  Ushtarët italianë në KFOR, të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj situatave të papritura
YouTube player