Lajme

Përkujtohet Naum Veqilharxhi, ideologu i Rilindjes Kombëtare

Më 6 dhjetor 1797, lindi Naum Veqilharxhi. Në vitin 1800, familja Veqilharxhi braktisi Vithkuqin, për shkak të dyndjeve të turqve dhe ashpërsimit të procesit të myslimanizmit (1800-1823).Duke qenë ortodoks dhe me lidhje patriotike, babai i Naumit, Panajot Veqilharxhi, zgjodhi si destinacion për t’u vendosur me familjen në njërën prej principatave rumune (Tara Romaneasca).

Lexo më shumë  Kalon në parim Projektligji për Byronë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme

Që në rini, Naumi, i frymëzuar  nga idetë atdhetare arriti të bëhej njëri nga liderët e shqiptarëve të Rumanisë. Ai u bë një ndër ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe veprimtar i shkollës shqipe.

Iu deshën 20 vite për të përpiluar alfabetin e veçantë në gjuhën amtare dhe për të shtypur “Evëtarin”, që i hapi rrugën e shkrimit abetareve të mëvonshme nga Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Parashqevi Qirjazi dhe Aleksandër Xhuvani.

Lexo më shumë  Mësuesja nga Fushë-Arrëzi proteston kundër Reformës Territoriale: S’duhet të na shmangin! Zëri ynë duhet dëgjuar

Me një sistem shkrimi prej 33 shkronjash, alfabeti i Veqilharxhit u përshtat me dialektet, me fonetikën dhe me gramatikën e gjuhës shqipe, si edhe ndikoi në përhapjen e shkrimit të saj.

YouTube player