Përjashtimi i Berishës, kush janë deputetët demokratë pro dhe kundër vendimit të Bashës
Duket se vendimi për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar ka krijuar dy kampe brenda PD-së.
Ka qenë Tritan Shehu, Flamur Noka, Bujar Leskaj, Luçiano Boçi, të cilët kanë dalë kundër vendimit të Bashës
Po ashtu edhe Albana Vokshi e Oerd Bylykbashi shtojnë numrin e anëtarëve të PD-së që janë kundër vendimit të Bashës.
Ata janë shprehur se një vendim i tillë ka qenë i pa konsultuar me partinë dhe i gabuar.
Nga ana tjetër, pro vendimit kanë qenë Dashor Sula, Agron Gjekmarkaj, Enkelejd alibeaj, Kreshnik Çollaku, duke thënë se Berisha është historia e PD-së, por vendimi i detyruar deri në sqarimin e vendimit të DASH.
Ndërsa Berisha nga ana e tij shprehet nuk do të tërhiqet nga beteja e tij dhe se Basha ka dorëzuar sovranitetin e partisë.
Rruga Press