Lajme

Përgjimet nga Franca/ Shefi i Operacionales komunikonte me Ervis Martinajn

Dosja e SPAK, që çoi në pranga ish-drejtorin e Forcave Operacionale, Oltion Bistri, prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-shefin e Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbega bashkë me “investitorin strategjik” Pëllumb Gjoka përmban komunikime të Ervis Martinajt, ish bosin e lojërave të fatit që është zhdukur prej një viti.

Oltion Bistri në kohën kur ishte drejtor i Policisë së Lezhës, sipas dosjes së SPAK, i janë zbuluar komunikime me Ervis Martinajn, të cilin e njoftonte për aksionet që bëheshin për kapjen e tij. Pasi la postin e drejtorit të Lezhës, Bistri u emërua shef i Operacionales.

Lexo më shumë  Daniele Macheda: Shumë e rëndë që Meloni sulmon një investigim gazetaresk

Në ditën e tij të fundit, në 9 Gusht para se të largohej në drejtim të paditur Ervis Martinaj ishte i shoqëruar pikërisht nga një efektiv i Operacionales, që quhej Jeton Lami.

Lami nuk tregoi asnjëherë se ku u zhduk Ervis Martinaj, por duke qenë se ai shkoi vetë drejt vrasësve të tij kuptohet se ra në kurth dhe u tradhtua nga njerëz që kishte pasur një marrëdhënie besimi.

Lexo më shumë  Osmani: ShBA-ja është në ADN-në e suksesit të shtetit tonë

Rruga Press

YouTube player