Bota

Përgjigjja e ftohtë e NATO-s, bëhen bashkë 30 000 trupa nga 25 shtete

NATO ka publikuar në rrjetet sociale foto nga stërvitja e mijëra trupave të saj në Norvegji, stërvitje që e ka quajtur “Përgjigjja e ftohtë 22”.

Bëhet fjalë për një stërvitje afatgjatë të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të saj, për të testuar aftësinë e bashkëpunimit në kushte të ftohta në tokë, ajër dhe det.

Në javët në vijim, 30 000 trupa nga 25 shtete europiane dhe të Amerikës së Veriut do të stërviten së bashku në zona të ndryshme të Norvegjisë.

Një stërvitje të tillë, Norvegjia e mirëpret një herë çdo dy vite. “Stërvitja e këtij viti është njoftuar rreth 8 muaj më parë. Nuk ka lidhje me sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës”, shpjegon NATO.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *