Bota

Përgatitje për luftë? Bjellorusia nxjerr trupat ushtarake për “inspektim masiv”

Bjellorusia e ka nisur inspektimin masiv të gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Kjo do të përfshijë lëvizjen e pajisjeve ushtarake dhe trajnimin e personelit me gjuajtje të drejtpërdrejtë. Bjellorusia, aleate e ngushtë e presidentit rus, Vladimir Putin, i ka ofruar mbështetje logjistike Moskës gjatë agresionit në Ukrainë, ka raportuar TheGuardian.

Lexo më shumë  Kallas: Marrëdhëniet e BE-së me ShBA-në kanë pësuar goditje të madhe

Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë që nga 1994-a, e ka mbështetur pushtimin e Ukrainës nga Rusia duke ia lejuar të përdorë territorin e saj për të dërguar trupa.

Lukashenko e pati cilësuar “të zvarritur” pushtimin rus në Ukrainë, duke thënë se Putini ishte i detyruar të vepronte pasi Ukraina po e provokonte.

YouTube player

Lexo më shumë  Marina franceze kap një cisternë nafte të sanksionuar në Mesdhe që lundronte nga Rusia