Bota

Përgatitet të fluturojë avioni i parë elektrik i pasagjerëve në botë

Alice, një aeroplan i zhvilluar nga kompania izraelite Eviation, kaloi në testimin e motorit javën e kaluar, në aeroportin Arlington, në veri të Seattle. Sipas CEO të Eviation, Omer Bar-Yohay, Alice është vetëm disa javë larg fluturimit të tij të parë.

Me teknologjinë e baterive të ngjashme me atë të një makine elektrike ose celulari dhe 30 minuta karikim, Alice me nëntë pasagjerë do të jetë në gjendje të fluturojë për një orë dhe rreth 440 milje detare.

Avioni ka një shpejtësi maksimale prej 461 km në orë. Ndërkohë, për referencë, një Boeing 737 ka një shpejtësi maksimale prej 946 km në orë.

Lexo më shumë  Gjermania prezanton strategjinë kombëtare ushtarake për t’iu kundërvënë kërcënimit rus

Kompania, e fokusuar ekskluzivisht në udhëtimin ajror elektrik, shpreson që avionët elektrikë që mund të komodojnë 20 deri në 40 pasagjerë do të jenë realitet 7 deri në 10 vjetët e ardhshme.

Po ashtu, kompania fillimisht synoi që Alice të fluturonte përpara vitit 2022, por kushtet e këqija të motit në Paqësorin Veriperëndimor në fund të vitit penguan testimin.

Eviation ka zhvilluar tre versione të prototipit: një variant “udhëtar”, një version ekzekutiv dhe një i specializuar për ngarkesa. Konfigurimi i udhëtarëve në testim mban nëntë pasagjerë dhe dy pilotë, si dhe 850 paund ngarkesë. Dizajni ekzekutiv ka gjashtë ndenjëse pasagjerësh për një fluturim më të gjerë, dhe avioni i ngarkesave mban vëllim 450 metra kub. E gjithë kjo është e mundur duke reduktuar kostot e mirëmbajtjes dhe funksionimit të avionëve komercialë deri në 70%, sipas kompanisë.

Lexo më shumë  OKB: Mbi 30 milionë persona do të bien në varfëri edhe nëse lufta në Iran përfundon nesër

Rruga Press

YouTube player