Lajme

Përfundon takimi mes Kurtit dhe ndërmjetësuesve të BE-së, pas pak pritet të nisë takimi i fundit trilateral

Para pak minutave ka përfunduar takimi mes ndërmjetësuesve të Bashkimi Evropian dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak janë takuar me Kurtin pas takimit bilateral që kanë pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtij takimi pritet të fillojë takimi i përbashkët trilateral, i cili u paralajmëruar për në orën 13:30.

Para takimit, Borell tha se sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë kthyer kah Ohri.

“Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë të kthyer kah Ohri. Pas një rrugëtimi diplomatik midis Beogradit dhe Prishtinës, do të diskutojmë me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti, Aneksin e Zbatimit – një pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”- ka shkruar Borrell.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar nga qyteti i Ohrit para fillimit të takimeve në kundër të dialogut Kosovë – Serbi. Kurti ka thënë se është i vëmendshëm dhe do të bëjë më të mirën për Republikën e Kosovës.

“Përveç se jam optimist, kam ardhur me vullnet të mirë, dhe me mirëbesim që dakordimin e arritur me herët ta vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojmë marrëveshje. Do të kemi bisedime për planin e zbatimit sepse nuk ka tekst të përfunduar. Unë jam këtu për dialog parimor, të hapur e serioz, që duhet të rezultojë me marrëveshje, marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar. Pra nuk kam ardhur për bisedime për bisedime por për bisedime për marrëveshje”- është shprehur Kurti.

Lexo më shumë  Kurti i thotë Scholzit se shpreson që Gjermania ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut sot pritet të mbahen takimet e radhës në kuadër dialogut Kosovë-Serbi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *