Bota

Përfundon takimi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Ka përfunduar raundi i tretë i bisedimeve në mes të Ukrainës dhe Rusisë.

Reuters raporton se takimi ka përfunduar me “pak zhvillime pozitive”, lidhur me korridoret potenciale humanitare.

Agjencia prestigjioze e lajmeve ka raportuar se një negociator ukrainas ka konfirmuar se ka pasur pak zhvillime.

Ndërsa, këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podoliak, ka bërë të ditur për përfundimin e rundit të tretë të negociatave Ukrainë – Rusi në Bjellorusi, duke thënë se nuk është arritur përparim që përmirëson shumë situatën.

Lexo më shumë  Kallas: Asnjë marrëveshje për Ukrainën s'mund të zbatohet pa BE-në

“Ka përparim në përmirësim të logjistikës së korridoreve humanitare… konsultimet intensive kanë vazhduar për armëpushim dhe garanci për sigurinë”, ka thënë ai në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kallas: Asnjë marrëveshje për Ukrainën s'mund të zbatohet pa BE-në
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *