Lajme

Përfundon regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Ka pëfunduar procesi i regjistrimit të popullatës në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për mediat drejtuesit e Entit të Statistikave thanë se ky process u realizua me sukses, ndërsa numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar në vend është 1.832.696.

Sipas mediave maqedonase bëhet me dije se kemi të bëjmë me 837.232 apartamente, 568.178 familje si dhe 53 503 objekte.

Lexo më shumë  “Ajo që pamë në Zvërnec na tronditi”/ Qytetarja nga diaspora e Milanos: I kemi dhënë impakt protestës antiqeveritare në Tiranë. Në shtator do të shkojmë në PE

Drejtorit i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski tha se janë vizituar të gjitha objektet në vend, prej të cilave 91% janë lëndë e regjistrimit, ndërsa 9% i mbetur janë objekte biznesi.

Ndërsa sa i përket regjistrimit në diasporë, gjithsej janë regjistruar 204.805 persona. Numri i të regjistruarve nga vendet e Evropës Perëndimore është më i lartë, ndërsa i atyre përtej oqeanit është më i ulët.

Lexo më shumë  Siguria ushqimore në Shqipëri/ Vuksani: Ndërhyrja urgjente është domosdoshmëri, përgjegjësia po humbet në zinxhirin institucional

Regjistrimin e fundit, Maqedonia e Veriut e ka bërë në vitin 2002 dhe bazuar në të dhënat zyrtare, vendi numëron afër 2 milionë banorë, prej tyre rreth 25 për qind shqiptarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *