KryesoreLajme

Përfundon numërimi i votave, LVV-ja fituese e padiskutueshme me 47.13%, siguron 53 mandate

Brenda dhjetë ditësh është përmbyllur numërimi i të gjitha votave të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti i parë, ka marrë 382 mijë e 865 vota apo 47.13 për qind të totalit, rezultat që i siguron 53 ulëse në Kuvend. 

Partia Demokratike ka fituar 157 mijë e 893 vota mijë vota ose 19.44 për qind dhe siguroi 22 mandate.

Lidhja Demokratike ka marrë 135 mijë e 559 vota vota apo 16.69 për qind, që përkthehen në 18 ulëse, ndërsa Aleanca ka fituar 54 mijë e 731 vota ose 6.74 për qind që ia sigurojnë 7 ulëse në Kuvend.

Lexo më shumë  QSUT kërkon lëmoshë për respiratorë, qeveria shpenzon miliona për spektakle

Të mërkurën ka përfunduar edhe numërimi i votave me postë, i votave me kusht dhe i atyre nga Programi i Votuesve me Nevoja të Veçanta.

Hapi i radhës në proces është rinumërimi. Plani i KQZ-së është që në këtë proces të përfshihen rreth 8 përqind e kutive të votimit.

Me këtë shpërndarje të mandateve, Lëvizja Vetëvendosje ka mundësinë ta formojë qeverinë pa pasur nevojë për koalicion me partitë e tjera shqiptare.

Lexo më shumë  Auditorët e BE: Projektet e transportit në Shqipëri, të ngadalta dhe të pambikëqyrura

KQZ-ja kishte paraparë përfundimin e numërimit më 21 qershor, por procesi është mbyllur katër ditë më herët.

Nëse nuk paraqiten ankesa, shpallja e rezultateve përfundimtare mund të bëhet më 22 qershor, ndërsa certifikimi më 2 korrik.

Rruga Press

YouTube player