BotaKryesore

Përfundojnë për sot bisedimet trepalëshe SHBA, Ukrainë dhe Rusi – shefi i delegacionit ukrainas tregoi se si u zhvilluan diskutimet

Kanë përfunduar për sot bisedimet trepalëshe mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi.

Këtë e njoftoi për gazetarët Diana Davitian, sekretarja për shtyp e shefit të delegacionit ukrainas.

“Bisedimet për sot kanë përfunduar,” tha Davitian, raporton Ukrinform.

Ndërkohë, shefi i delegacionit ukrainas, Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, Rustem Umerov ka deklaruar se “puna ishte e thelluar dhe produktive, e fokusuar në hapat konkret dhe zgjidhje praktike” ndërsa nuk ka zbuluar se çfarë mund të jenë këto hapa.

Umerov pohoi se delegacioni amerikan përfshinte përfaqësuesin Steve Witkoff, dhëndrin e Donald Trumpit, Jared Kushner, Josh Gruenbaum, Daniel Driscoll dhe gjeneralin Alex Grynkewich.

Lexo më shumë  Nga të dhënat te mbrojtja, ndikimi izraelit hyn në sektorët strategjikë të Shqipërisë

Ai thotë se rusët ishin përfaqësuar në një nivel të lartë ushtarak.

Umerov thotë se po përgatit një raport për t’ia dërguar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Parashikohet që negociatat të vazhdojnë nesër.

Lexo më shumë  Bastisje në Zubin Potok, Policia konfiskon armë, municion dhe pajisje ushtarake

Siç raportoi më parë Ukrinform, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, miratoi kornizën e diskutimeve dhe objektivat specifike për ekipin ukrainas të negociatave para raundit të ri të takimeve trepalëshe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Takimi i mëparshëm në Abu Dhabi mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë u zhvillua më 23–24 janar dhe u fokusua në parametrat për përfundimin e luftës. Përfaqësuesit ushtarakë gjithashtu paraqitën listën e çështjeve që do të trajtohen në takimet e ardhshme.

YouTube player