Përfundojnë bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë në Gjenevë, Zelensky: Moska po përpiqet të zgjatë negociatat e paqes
Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, që u zhvilluan për të dytën ditë me radhë në Gjenevë, nën ndërmjetësimin amerikan, kanë përfunduar.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi Rusinë se po përpiqet të vonojë procesin e bisedimeve paqësore, pas një dite “të vështirë” diskutimesh në Gjenevë të martën.
“Takimet e djeshme ishin me të vërtetë të vështira dhe mund të themi se Rusia po përpiqet të zgjatë negociatat, të cilat tashmë mund të kishin arritur në fazën e tyre përfundimtare,” shkroi Zelenski në rrjetet sociale.
Rruga Press

