Përfshihen nga flakët kodrat e Radhimës dhe Tragjasit në Vlorë
Një zjarr ka përfshirë kodrat midis fshatit Radhimë dhe Tragjas në zonën e Vlorës.
Përgjatë zonës së Radhimës flakët e zjarrit të ndihmuara dhe nga era janë duke djegur kryesisht shkurre, por duke rrezikuar dhe stanet dhe vreshtat që ndodhen përgjatë baypass-it mbi fshatin Radhimë.
Temperaturat e larta por dhe era që fryn kryesisht në këtë orë ndihmon flakët e zjarrit të përparojnë.
Zjarrfikësit e Vlorës janë duke punuar për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre. Dy automjete dhe dhjetë punonjës të forcave zjarrfikësve janë angazhuar në terren për të shuar flakët.
Rruga Press
Lexo më shumë Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

