Lajme

Forumi i Trashëgimisë zbulon projektin e fshehtë: Kalaja e Ali Pashës në Tepelenë do të kthehet në qendër tregtare

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka publikuar në mediet sociale një projekt lidhur me rivitalizimin e Kalasë së Ali Pashës në Tepelenë, monument i Kategorisë I prej vitit 1963.. Bashkëngjitur me projektin e një prej studiove të kryeqytetit, Forumi ngre shqetësimin se rijetëzimi do ta shndërrojë Kalanë në një qendër komerciale dhe është bërë pa konsultimin e grupeve të interesit.

“Ky është projekti i Kalasë së Ali Pashës në Tepelenë, i përgatitur në kuadër të një rivitalizimi që do t’i bëhet një nga kalave më të njohura në Shqipëri. Projekti i një studioje nga Tirana, qe mesa duket do ta ktheje kalanë në një qendër tregtare dhe jo trashëgimie, nuk është konsultuar me autoritet vendore dhe ekspertët e trashëgimisë apo qytetarët e Tepelenës”, shkruan Forumi.

Lexo më shumë  Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Kalaja e Ali Pashës konsiderohet nga më të rëndësishmet në vend, të dhënat historike diktojnë se për ndërtimin e saj është kujdesur vetë Ali Pasha. Objekti aktual, me tri hyrje dhe po aq kulla është rindërtuar në 1819-ën.

Rruga Press

YouTube player