Lajme

Përfituan nga Ujësjellësi i Kurbinit dhe ushqimet e fëmijëve në Dibër, 8 në prokurori

8 zyrtarë në bashkinë e Kurbinit dhe të Dibrës janë denoncuar në Prokurori me akuzën e favorizimit në tendera. Bëhet fjalë për ndërtimin e Ujësjellësit në Laç dhe për blerjen e ushqimeve në Dibër. Shkeljet janë zbuluar pas verifikimeve të realizuara prej KLSH-së.

Gjashtë zyrtarë të bashkisë së Kurbinit janë vënë në ndjekje penale prej kontrollit të lartë të shtetit, me akuzën e shkeljes së barazisë në pjesëmarrjen në tendera.

Bëhet fjalë për ndërtimin e rrjetit të Ujësjellësit së qytetit të Laçit.

Prokurimi me vlerë rreth 3 milionë e 700 mijë euro është hapur në datën 8 nëntor të vitit 2019.

Në atë kohë procedura u denoncua prej medias me faktin se në kohë pandemie ishin ndaluar tenderat që nuk kishin të bënin me pandeminë.

Lexo më shumë  Ndalohen dy rus në Jarinjë

Gjithësesi në garë morën pjesë pesë kompani dhe tre janë skualifikuar.

Fitues rezultoi të ishte bashkimi i operatorëve Senka dhe 2 T SHPK.

Por dhe kjo solli dyshime në media pasi subjekti Senka kishte restauruar shkollën, e cila vetëm pak muaj më pas u shemb prej lëkundjeve të tërmetit.

Pikërisht këto publikime në media kanë sjellë dhe verifikimet nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka zbuluar edhe shkelje në përzgjedhjen e fituesit.

Tashmë do të jetë prokuroria që do të vedosë nëse do të ketë masa për zyrtarët.

Lexo më shumë  Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Po ashtu edhe në bashkinë Dibër janë kallëzuar në prokurori dy zyrtarë.

Në këtë rast janë zbuluar falsifikim të dokumenteve por dhe ndërhyrje të pautorizuara kompjuterike sa i përket tenderit për blerjen e ushqimeve për kopshtet dhe çerdhet.

Rezulton se për këtë prokurim janë shpenzuar mbi 4 milionë e 400 mijë lekë. Pjesëmarrës në garë ka qenë vetëm një subjekt dhe automatikisht dhe fituesi.

Prokurimi është shënuar me flamur të kuq, ashtu si dhe shumë tendera të tjerë të kësaj bashkie në vitin 2018.

Megjithatë edhe KLSH ka akuzuar vetëm punonjësit, pa kaluar në drejtuesit kryesor të pushtetit vendor.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *