Lajme

Perëndimi, presion ndaj 5 vendeve anëtare të BE-së ta pranojnë Kosovën

Aksion i gjerë, me qëllim për arritje të marrëveshjes për normalizimin e marredhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në javët që vinë.

Qendrat perëndimore kanë shtuar presionin ndaj 5 vendeve anëtare të BE-së. që nuk e kanë pranuar Kosovën që ta ndryshojnë vendimin, shkruan “Veçernje Novosti”.

Ndryshimi i mendimit të Spanjës, Greqisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Qipros ndaj pavarësisë së Kosovës, në Uashington dhe Bruksel shihet si çelës që Prishtinës ia hap dyert për në BE dhe NATO. Ndërsa çelës për ndryshimin e qëndrimit të tyre sipas këtyre qendrave e mban Serbia, kjo sipas tezës së tyre se nëse Serbia indirekt apo direkt pranon Kosovën, atëherë nuk ka arsye që këtë të mos e bëjnë edhe ato vende.

Në kuadër të aksionit për përshpejtimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare po përdoret edhe “diplomacia-fluturuese” e Lajçak dhe të dërguarit amerikan Eskobar që qëndruan si në Prishtinë edhe Beograd.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja 90 milionëshe me Bankën Botërore

Eskobar, sipas kësaj gazete hapur ka folur në Prishtinë se më e rëndësishmja për Kosovën është pranimi në BE dhe NATO, duke përmendur në atë kontest edhe pozicionet me rëndësi të 5 vendeve të BE-së. Ai shtoi se pa to është vështirë që Kosova të bëhet anëtare e aleancës, sepse vendimi për pranim merret me konsensus. Eskobar konfirmoi se arritja e marrëveshjes mes Prishtinës edhe Beogradit është “çështje javësh” e jo “viteve”, duke mbështet propozimin gjermano-francez , baza e së cilës është pranimi i Kosovës dhe mos kundërshtimi për anëtarësim në OKB..

Lexo më shumë  Ambasadori gjerman në Kosovë thirrje Serbisë: Ç'tensionoje situatën, menjëherë

Ish-ambasadori Zoran Milivojeviç për “Novosti”, tha se duket qartë se interesi kyç i perëndimit është përmbyllja e pavarësisë së Kosovës dhe pranimi nga 5 vendet anëtare të BE-së “Presioni ndaj këtyre vendeve sa po përshpejtohet përpjekja e perëndimit po shtohen,kjo për faktin e situatës në Ukrainë dhe problemet që sjell lufta atje. Sa më shumë presione në perëndimin, do ketë shtim të presioneve rreth çështjes së Kosovës. Nuk pres ndryshimin e qëndrimit nga 5 vendet anëtare të BE-së për shkak problemeve të tyre të brendshme, Por mund të ndryshojnë mendjen nëse Serbia ndryshon pozicionin e saj, por nuk ka gjasa të pranojmë pavarësinë” tha ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *