Bota

Perëndimi dënon Korenë e Veriut për testin raketor

Një ditë pasi Koreja e Veriut testoi raketën e parë me rreze të gjatë veprimi që prej 2017-s, ambasadorja amerikane Linda Thomas Greenfield i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që ta dënojë vendin e izoluar aziatik dhe ta inkurajojë që të kthehet në bisedimet e çarmatosjes bërthamore.

“Testi ishte një përshkallëzim skandaloz i paprovokuar që kërcënon botën”, deklaroi Thomas Greenfield, vendi i të cilës u bashkua me Shqipërinë, Francën, Irlandën, Norvegjinë dhe Britaninë, që bënë thirrje për mbajtjen e takimit.

Lexo më shumë  Gjykatësi paralajmëroi Donald Trump: Ke shkelur urdhrin! Mund të burgosesh

Diplomatja amerikane shtoi se Shtetet e Bashkuara do propozojnë një masë për përditësimin dhe përforcimin e sanksioneve.

Britania ra dakord për marrjen parasysh të më shumë sanksioneve e po ashtu vende të tjera anëtare kërkuan veprim.

Por, zëvendës/ambasadorja ruse deklaroi se sanksione të mëtejshme kërcënojnë të krijojnë probleme të rënda humanitare dhe social-ekonomike për qytetarët koreano-veriorë.

Ndërsa, ambasadori kinez i bëri thirrje Këshillit që të shqyrtojë adresimin e shqetësimit të Koresë së Veriut për sigurinë e saj.

Lexo më shumë  “Kontroll mbytës mbi median”, gazetarët e RAI-t në grevë kundër qeverisë së Giorgia Melonit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *