Lajme

Përdoret arma hipersonike Kinzhal, Putini lëshoi mbi 50 raketa në Ukrainë pas lutjes në kishë

Krishtlindjet Ortodokse nuk e ndalën luftën e Rusisë në Ukrainë. Madje ka ndodhur e kundërta. Pasi Vladimir Putin përfundoi lutjet në një Kishë në Moskë, i shoqëruar nga gratë dhe familjarët e ushtarëve të rënë në luftë, urdhëroi një nga sulmet ajrore më masive ndonjëherë të ushtrisë së tij.

Të paktën 50 raketa janë lëshuar në Ukrainë, përfshirë dhe dhjetëra dronë kamikazë, të cilët kanë shënjestruar 7 rajone të ndryshme, nga Odesa në Kharkiv e deri në Zaporizhia.

Lexo më shumë  Blerim Devolli humb gjyqin me Avokaturën Shtetërore, me përmbarues do t’i merren 1.3 milion euro

Në këtë sulm masiv, Rusia konfirmoi dhe përdorimin e raketave hipersonike Kinzhal, të lëshuar nga deti dhe ajri. Moska pretendon se ka shënjestruar të paktën 108 zona dhe 113 vendqëndrime të ushtrisë ukrainase. Presidenti rus gjatë festës së Krishtlindjes Ortodokse premtoi të mbështesë ushtarët e tij, duke thënë se me armë në duar, ata po mbrojnë interesat e Rusisë.

Atij i është kundërpërgjigjur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. “Luftëtarët tanë po tregojnë se ukrainasit, me fuqinë e jashtëzakonshme, mund të udhëheqin historinë në drejtimin e duhur. Pa këta heronj, vendi ynë nuk do të kishte rezistuar”, u shpreh ai.

Lexo më shumë  Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve Buk – i goditën me dronët kamikaz

Në sulmin e fundit janë raportuar disa viktima. Sakaq, në front është vrarë dhe poeti 33-vjeçar, Maksim Kryvtsov. Por nuk ka munguar as reagimi i forcave të Kievit. Moska njoftoi se ka shmangur disa sulme me dronë dhe raketa në Kupiansk dhe në Belgorod, territor i shtetit rus. 

Rruga Press

YouTube player