Opinion/Aktualitet

Përdhunimi, ‘arma’ e re e agresionit rus në Ukrainë

The Guardian

Rusia është e vendosur të shkelë me të dyja këmbët ligjin ndërkombëtar. Sikur të mos mjaftonin masakrat humane dhe qindra jetë të pafajshme të marra mbas uzurpimit të Ukrianës, dhjetëra gra dhe vajza janë duke u përballur me një taktikë ë re luftimi, përdhunimin. Mjaftoi një pamje e kapur nga fotoreporteri Mikhail Palinchak që tregonte trupat lakuriq të një mashkulli dhe tri femrave që ishin të mbuluar me batanije, që bota të shihte monstruozitetin e ‘armës’ njerëzore ruse.

Imazhet e tmerrshme, që zbulojnë gra të përçudnuara, janë thjesht një provë e gjallë e faktit se tortura dhe përdhunimi është përdorur kundër civilëve ukrainas në zonat që kontrollonte Rusia që pas 24 shkurtit. Por dhuna seksuale është e vështirë të matet dhe të perceptohet si sulm e aq më pak si ‘armë’.

Teksa trupat ruse janë tërhequr nga kryeqyteti ukrainas dhe janë përqëndruar më së shumti në pjesën lindore të Ukrainës, gra dhe vajza kanë ndarë me policinë, mediet apo edhe me organizatat humanitare historitë e tmerrshme të torturave që kanë përjetuar në duart e rusëve. Sulme seksuale në grup, shumica të imponuara edhe me armë, përdhunime në sy të fëmijëvë janë ndër dëshmitë e hidhura të mbledhura nga hetuesit.

“Kemi patur disa thirrje nga gra dhe vajza që kërkojnë asistencë, por në shumicën e rastëve është e pamundur që ne t’i ndihmojmë ato fizikisht. Përdhunimi është një krim që pak raportohet edhe në kohë paqeje. Unë më tepër friksohem se kjo që ne po mësojmë tani është veçse maja e ajsbergut.”, tha Kateryna Cherepakha, presidente e La Strada Ukraine, një organizatë humanitare që mbështet të mbijetuarit e trafikimit, dhunës dhe sulmeve seksuale.

Përdhunimi dhe agresioni seksual konsiderohen një krim lufte dhe një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar. Prokurori i Ukrainës dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare kanë deklaruar se do të hapin një hetim për sulmet seksuale të kryera në Ukrainë. Por mundësia e vënies përpara drejtësisë së fajtorëve, nuk i shuan frikërat e grave ukrainase për atë çfarë mund të ndodhë në një luftë në zhvillim e sipër.

31-vjeçarja Antonina Medvedchuk thotë se kur u zgjua nga zhurma e bombardimeve, ditën kur nisi lufta, gjërat e para që ajo mori me vete përpara se të largohej nga Kievi ishin prezervativët dhe një palë gërshërë.

“Sa herë që kishte një armëpushim unë kërkoja për kontraceptivë në vend që të shkoja të gjeja kutinë e ndihmës së parë. Edhe pse nëna ime më thoshte se kjo nuk është një luftë e tillë, se gjëra të kësaj natyre i përkisnin të shkuarës, unë jam një feministe dhe e di që të gjithë luftrat përfshijnë sulme seksuale.”, thotë Medvedchuk.

Organizata si “La Strada Ukraine” dhe një rrjet i lëvizjeve feministe kanë punuar online me qeverinë për të shpërndarë mbështetje mjeksore, ligjore si dhe psikologjike për viktimat e agresionit seksual. Këto organizata po përpiqen të gjejnë streha të sigurta për gratë dhe vajzat që janë duke u përpjekur të largohen nga lufta por edhe nga sulmet e këtilla. Megjithatë mes tyre ekziston frika se përdorimi i përdhunimit si një taktikë ushtarake sulmuese do të çojë në krijimin e plagëve të rënda sociale që do të mbarten nga shoqëria ukrainase ndër vite.

“Kur një vajzë/grua largohet nga këtu, duket sikur ajo është e sigurtë sepse është larg armëve dhe meshkujve që e sulmuan. Por trauma e akumuluar është një minë me sahat brenda saj, që e ndjek kudo të ndodhet.”, thotë Sasha Kantser, pjesëtare e lëvizjes që po ndihmon gratë ukrainase./Lapsi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *