Opinion/Aktualitet

Përçarësi kryesor i shqiptarëve është kryeministri Rama me veglat e tij

Nga Enver Bytyçi

TV Klan i Shqipërisë prej shumë kohësh jep vetëm lajme kritike kundër Albin Kurtit.

Në lajmet e mbrëmjes ky televizion intervistoi kryetarin e Preshevës, Shqipërim Arifi, i cili që prej së dielës në drekë lëshon akuza për përçarje të faktorit shqiptar në Luginë nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Zyra e propagandës dhe dezinformacionit pranë kryeministrit të Shqipërisë ka aktivizuar vazhdimisht Shqipërimat e modelit Arifi për ta paraqit Albin Kurtin si “përçarës”, me qëllim që këtë cilësi ta largojë nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.

Lexo më shumë  Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis - Edhe për lekët e zeza edhe për apartamentet e djegura, qëllimi i kryeministrit është i njëjtë : të ruajë imazhin e një sektori që përbën një nga shtyllat kryesore të qëndrimit të tij në pushtet

Mjafton të krijohet përshtypja se kryeministri Kurti “bën përçarje” dhe automatikisht presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Shqipërisë “marrin pamjen e engjëllorëve”!

Kjo u duk edhe në fjalinë e Arifit me lëvdata për kryeministrin shqiptar, si person që “nuk ndërhyn” në procese të tilla. Edhe sipërmarrja e Ramës për tjetërsimin e territorit të Kosovës, supozohet prej Arifanëve mos ndërhyrje!

Në fakt përçarësi kryesor i shqiptarëve është kryeministri Rama, i cili përdor veglat e veta në Shqipëri, Kosovë e deri në Preshevë, për ta kryer këtë mision anti-shqiptar e pro-serb.

Këtë e vërteton edhe fakti se Shaip Kamberi mori në zgjedhjet e të dialës së kaluar së paku trefish vota më shumë se sa shpifësi, Shqiprim Arifi. “Përçarësit” kurrë nuk rriten trefish më shumë se ai që na hiqet si “përbashkues”!

Lexo më shumë  Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis - Edhe për lekët e zeza edhe për apartamentet e djegura, qëllimi i kryeministrit është i njëjtë : të ruajë imazhin e një sektori që përbën një nga shtyllat kryesore të qëndrimit të tij në pushtet

Kjo intervistë cinike e Shqipërim Arifit, që nuk i bën nder as TV Klan, as gazetares që e intervistoi, dëshmoi edhe njëherë se kush është rendit me Beogradin e kush me interesat e Kosovës, Luginës dhe shqiptarëve!

Rruga Press

YouTube player