Për Zelenksyn mes Ramës dhe Abazoviqit s’ka asnjë dallim, ua shkëmben emrat
Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelensky nuk e ka njohur ‘liderin global’ Edi Rama.
Ai kishte ftuar për një vizitë në Kiev, kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, por me të kishte mbërritur edhe Edi Rama.
Pas kësaj ftese, Abazoviq i ka kërkuar edhe Edi Ramës dhe kryeminsitrit të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski që të shkonin së bashku në Ukrainë.
Ndërsa Rama që nuk lë rast pa përdorur për propagandë, e pranoi menjëherë ftesën, ai maqedonas e refuzoi, pasi në vendin e tij, situata politike është e paqëndrueshme.
Dhe Rama për tu dukur, vuri në dispozicion të këtij udhëtimi avionin e tij personal, që paguhet me taksat e shqiptarëve.
E meqë ftesa ishte për kryeministrin e Malit të Zi, Zelensky duket se ka menduar se ‘pronari i avionit’ ishte i ftuari i tij.
Me një postim në Facebook, Zelensky shkruan se ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Edi Rama dhe atë të Shqipërisë, Dritan Abazoviç.
‘Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë.
Dhe ky është një manifestim i rëndësishëm i mbështetjes së popullit tonë. Sot u takova me kryeministrin e Malit të Zi, Edi Rama dhe kryeministrin e Shqipërisë, Dritan Abazoviq’, ka shkruar presidenti, Volodomir Zelensky në Facebook.
Rruga Press