“Për pushtet janë të gatshëm ta dëmtojnë shtetin, gazetari që përcjell fushen e energjisë prej kur Janina Ymeri ishte 10 vjeçe, e demoloi krejt skemen e saj për gazin”
Shkruan Drin Zatriqi
Diplomati amerikan, akademik dhe ekspert i politikës së jashtme, i cili ka shërbyer për shumë vite në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Daniel Serwer, ka folur për çështjen e gazit (LNG) dhe mundësinë që Kosova të jetë pjesë e projekteve energjetike me SHBA-në.
Ai ka theksuar se vendimin për çdo projekt energjetik duhet ta marrë Qeveria e Kosovës dhe jo ambasadat apo zyrtarët e huaj, duke e parë Kosovën si shtet sovran që vendos vetë për interesat e saj.
Sipas tij, nëse alternativat janë të njëjta në kosto dhe kushte, atëherë bashkëpunimi me LNG amerikan mund të jetë një opsion i arsyeshëm. Por ai gjithashtu thekson se nuk duhet të ketë vendime politike pa analizë ekonomike dhe teknike serioze.
Mesazhi i tij kryesor është i qartë: Kosova duhet ta zgjedhë energjinë që i sjell përfitimin më të madh ekonomik dhe strategjik, pa presion nga jashtë.
Mirëpo, në Kosovë, për pushtet, njerëzit janë të gatshëm ta dëmtojnë shtetin e vet, vetëm për pushtet!
Një gazetar, i cili e përcjell fushën e energjisë prej kur Janina Ymeri i ka pasur vetëm 10 vjet, mbrëmë në KTV e demoloi me fakte Janinën. Ai, mes tjerash, tregoi se ka biseduar me shumë e shumë ekspertë të energjisë, të rinj e të vjetër, dhe 100%, pa asnjë përjashtim, të gjithë e kanë mendimin sikur Qeveria Kurti.
Po ashtu, paska dalë ministrja Rizvanolli për ta shpjeguar shumë mirë dhe thjesht këtë punë, dhe “çuditërisht” paska thënë se gazin do ta blejnë amerikan e jo rus, ndërsa për nevojat e Kosovës, përmes Vlorës, sa herë të na duhet, e fusim direkt si rrymë elektrike, pa pasur nevojë të investojmë asnjë cent.
Ku është problemi, bre Janinë? Të gjithë ekspertët po thonë se nuk ia vlen të hyhet në variantin që ti po e propozon, pasi nuk kemi rrjet, dhe është shumëfish më i shtrenjtë për QYTETARIN në fund. E përsëris: të gjithë po thonë se koha, investimi dhe, në fund, QYTETARI e paguan faturën DYFISH nëse hyjmë të prodhojmë rrymë me gaz në shkallë të madhe. Ndërsa, për nevoja më të vogla, nuk kemi nevojë të hyjmë në ato llugë; e kemi situatën shumë të mirë, duke e marrë direkt si rrymë aq sa na nevojitet.
Ti e di çka janë lobet, ti e di që kompanitë amerikane, po të munden, kujtdo që i arrijnë ia lidhin kontratën që t’i marrin të gjitha paratë; sa për atë punë, ashtu funksionon biznesi. Por Kosova nuk është Katari. Na jemi për gjynah. Me neve, nëse merren, kanë me u marrë veç prej veprimeve si e-mailat e tu, kur e shohin që paska mundësi dhe madje edhe përkrahje prej brenda për me na shkelë. Kosova është në rregull, por dikush për pushtet, dikush që paguhet e merr përqindje në stil lobimi, e dikush që don më vonë të lidhet me biznes e të përfitojë prej tij, veç kjo kategori qorrazi po thotë: “Nënshkruani, babë!”
Kjo nuk është temë me cilën parti je apo si simpatizant, e të thuash atë që thotë partia vetëm për të ardhur në pushtet. Së pari, për këso çështjesh nuk është mirë kurrë të bëhet politikë, sepse këto janë tema të ndjeshme, ku duhet që ekspertët të nxjerrin përfundime të sakta dhe të zgjidhet opsioni më i mirë. Nuk guxojmë të ndahemi në këto tema sipas partive. Nuk janë tema që duhet të reduktohen në “bardh e zi” dhe të servilizohesh falas, me autoservilizëm. As nuk të respektojnë, bre… qeshin. I njoh goxha mirë. Gjithmonë do të ketë projekte, por kjo nuk do të thotë që duhet të hysh në secilin pa e menduar. Very simple!
Kështu ia kemi bërë vetes historikisht. Kur të shohin që ka njerëz të tillë, që edhe kur nuk është në interes të shtetit të tyre, prapë rreshtohen me ta, a ka më “BINGO” për këdo qoftë kur gjen një mundësi të tillë?
Rruga Press

