Lajme

Për herë të parë në një vit!Ulen pagat në 3-mujorin e 3,e “pësojnë’ bankierët dhe IT

Papunësia ka shënuar rënie në tremujorin e tretë të vitit, duke reflektuar përmirësimin e aktivitetit ekonomik në vend.

INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë 2021, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,3%. Shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,3 pikë përqindje, si në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2020, ashtu dhe me tremujorin e dytë të vitit 2021.

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,9% dhe për gratë 11,7%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020, shkalla e papunësisë është ulur me 0,5 pikë përqindje për burrat, dhe është ulur me 0,1 pikë përqindje për gratë.

Papunësia ka rënë dhe tek të rinjtë, INSTAT njoftoi se shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 19,9%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë, në tremujorin e tretë 2021, është ulur me 0,8 pikë përqindje.

Krahasuar me tremujorin e dytë 2021, ky tregues nuk ka ndryshuar.

Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 8,7%. Në terma vjetorë ky tregues është ulur me 0,3 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me tremujorin e mëparshëm është ulur me 0,8 pikë përqindje.

Lexo më shumë  Haxhiu pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Dikujt po i pengon puna e Qeverisë

Punësimi përmirësohet në industri, nge shërbimi, ulet në bujqësi

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 62,0%.

Ritmi vjetor i ndryshimit të punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i tretë i vitit 2020 në tremujorin e tretë 2021, është +0,7%. Në terma vjetorë, punësimi rritet me 10,1% në sektorin e industrisë, me 0,5% në sektorin e shërbimeve, ndërsa ulet me 4,5% në sektorin e bujqësisë.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e tretë 2021, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 2,4%. Punësimi u rrit me 4,9% në sektorin e industrisë, me 1,3% në sektorin e shërbimeve, dhe 2,3% në sektorin e bujqësisë.

Sipas INSTAT, Në tremujorin e tretë 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 70,1%. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 0,3 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 1,1 pikë përqindje.

Lexo më shumë  Maqedonci: Hedhja e mjetit shpërthyes në Ujman është akt terrorist

Në tremujorin e tretë 2021, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 62,0%. Gjatë këtij tremujori, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 0,2%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020, dhe është rritur me 2,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2021.

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 63,1%, ndërsa për burrat ky tregues është 77,3%. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 14,2 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 1,3 pikë përqindje, ndërsa për burrat është ulur me 0,6 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 53,5%. Ky tregues është rritur me 0,2 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020, dhe rritur me 1,6 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e dytë 2021. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e tretë 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 78,5%. /MONITOR

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *