Bota

Për herë të parë në 134 ditë forcat ruse nuk përparojnë, Zelensky: Në Jug ka filluar kundërsulmi

Lufta në Ukrainë ka mbërritur në ditën e saj numër 134 dhe sipas Institutit për Studimin e Luftës, që del me raporte ditore mbi përballjen e dy ushtrive, kjo datë duhet shënuar sepse për herë të parë nga shkurti, forcat ruse nuk kanë deklaruar avancim ose kontrollin e një territori të ri në Ukrainë.

Sipas Institutit, kjo dëshmon se pas pushtimit të Severodonetsk dhe Lychyansk, që përmbylli kontrollin e rajonit të Luhanskut, rusët kanë vendosur të riorganizohen duke forcuar mbrojtjen e këtyre territoreve, duke i dhënë ndoshta disa ditë pushimi forcave ushtarake tejet të lodhura.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Kjo nuk do të thotë që kanë munguar sulmet gjatë gjithë frontit të Donetskut. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, foli në veçanti për shkatërrimin e universitetit në Kharkiv, qytetin e dytë më të populluar të vendit, që sipas tij, dëshmon që rusët po tregohen si “armiqtë të njerëzimit dhe dijes”.

Gjithsesi, Zelensky nënvizoi se ardhja e armëve perëndimore po jep efekte domethënëse në atë që ai quan si kundërsulmin ukrainas. Pas largimit të forcave ruse nga Ishulli i Gjarpërinjve dhe rivendosja aty e flamurit ukrainas, sipas Kievit, forcat e saj po avancojnë në jug në drejtim të Kherson dhe Zaporizhia. Por në lindje, në Donbas pritet të ngrihen sërish tymnaja në një qytet tjetër, Sloviansk, banorët e të cilit po evakuohen paraprakisht.    

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *