KryesoreLajme

Për herë të parë, Kosova merr vlerësim kreditor

Kosova e ka marrë vlerësimin kreditor ‘BB-‘ nga Agjencia ndërkombëtare Fitch Ratings, ka njoftuar Ministria e Financave, duke theksuar se është hera e parë që vendi merr këtë lloj vlerësimi. 

Vlerësimi kreditor është indikator që tregon aftësinë e një vendi për të shlyer borxhet. 

Ministri Hekuran Murati ka thënë se ky vlerësim e forcon pozicionin e Kosovës dhe njohjen në arenën ndërkombëtare. 

Lexo më shumë  Kasimati, shkencëtarja e pushkatuar nga diktatura! Pakënaqësitë ndaj komunizmit, si e përndoqi Sigurimi i Shtetit në Shqipëri

“Ky vlerësim kreditor do të shërbejë si një pasaportë për Kosovën për çdo investitor të huaj që është i interesuar që të shoh se a ja vlen të investohet në vendin tonë. Po ashtu do të ndikojë në uljen e kostos së financimit, që rrjedhimisht do të ketë mundësi më tepër për financim për bizneset tona”, ka thënë Murati përmes një video-deklarate në Facebook.

Lexo më shumë  Kriza e industrisë, numri i të punësuarve në Shqipëri ra me 13.1% më 2024

Në vlerësimin kreditor merren parasysh faktorë ekonomikë, financiarë e politikë, ashtu që tregon nëse shteti ka qëndrueshmëri ekonomike dhe financiare.

YouTube player