Lajme

Për 7 ditë u konvertuan në RKS 733 vetura me targa ilegale në veri

Që nga 1 nëntori, 733 vetura me targa ilegale në veri janë konvertuar në RKS, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka njoftuar se të martën deri në orën 12:00 janë konvertuar 88 vetura.

Për konvertimin e veturave në veri, Ministria e Punëve të Brendshme pati thënë se ka ndodhur pasi që “sot në veri nuk janë më të plotfuqishëm kriminelët si Milan Radojçiq, Llune, Mami, Rusi e të ngjashëm”.

Lexo më shumë  Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë, dalin statistikat sipas komunave

“Mund të duket e paimagjinueshme nga perspektiva e para një viti, por sot në 4 komunat e veriut shërbejnë zyrtarë policorë që janë në shërbim të rendit dhe ligjit e në luftim të kontrabandës, grupeve kriminale e terroriste. Se shumica ishin vetë pjesë e krimit e kontrabandës tregon edhe përfshirja e ish-zyrtarëve policorë jo vetëm në rastin e Banjskës”, ka thënë javën e shkuar ministri Xhelal Sveçla.

Lexo më shumë  Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

Rruga Press

YouTube player