Bota

Pentagoni: Ukraina po mbrohet mençur

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, John Kirby, u tha gazetarëve në konferencën e fundit se Ukraina ka mbrojtur pjesë të vendit “me shumë zgjuarsi, shumë shkathtësi, shumë kreativitet”, raporton BBC.

“Ne kemi parë indikacione se ukrainasit po shkojnë pak më shumë në ofensivë tani”, tha ai. “Ne i kemi parë ata tani në vende, veçanërisht në jug pranë Khersonit, [ku] ata janë përpjekur të rifitojnë territorin”.

Lexo më shumë  Shtëpia e Bardhë kërkon përgjigje nga Izraeli për varrezat masive në Gaza

Kirby tha se forcat ukrainase kishin planifikuar kundërsulme dhe tani “po lëviznin në atë drejtim”.

“Ukrainasit po bëjnë një mbrojtje shumë të ashpër. Rusët nuk kanë arritur asnjë nga objektivat strategjikë që kanë vendosur – ose sigurisht jo pa humbje”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *