Bota

Pentagoni nis këtë muaj stërvitjen e trupave ukrainase për sistemet Patriot

Një zyrtar ushtarak amerikan konfirmoi për Zërin e Amerikës se Uashingtoni do të nisë këtë muaj t’u mësojë trupave ukrainase se si të përdorin sistemet e mbrotjes raketore Patriot. Stërvitjet do të kryen në bazën ushtarake ‘Fort Sill’ që ndodhet në shtetin e Oklahomës.

Zyrtari që foli në kushte anonimiteti, konfirmoi për VOA-n se SHBA-ja do të stërvisë për disa muaj rreth 100 ushtarakë ukrainas, një numër i mjaftueshëm për të operuar një sistem Patriot.

Lexo më shumë  Pranë vijës së frontit, rusët po lodhen nga lufta

Forcat ukrainase janë stërvitur edhe me parë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë dhe mbi përdorimin e dronëve ‘Switchblade’, dronë vetëshkatërrues, apo të ashtuquajturit armë fluturuese.

Baza ushtarake e ‘Fort Sill-it’ shërben për kryerjen e stërvitjeve për trupat amerikane për përdorimin e sistemeve Patriot si dhe artilerisë së lëvizshme.

Vendimi për të stërvitur në SHBA trupa ukrainase, vjen pas vendimit të marrë nga Presidenti Biden muajin e kaluar, për dërgimin e një sistemi të mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë, me synimin për të forcuar mbrojtjen e Kievit kundër sulmeve me raketa ruse. Javën e kaluar edhe Gjermania njoftoi se do të dërgojë një sistem Patriot në Ukrainë.

Lexo më shumë  Billie Eilish, Olivia Dean, Bad Bunny, Justin Biber dhe shumë artistë të tjerë protestojnë kundër ICE dhe Trump-it në fjalimet e tyre në Grammy

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *