Bota

Bankës Botërore parashikon se ekonomia është në rrezik recesioni globalisht

Ekonomia globale është “në prag të rënies në recesion”, vlerëson një parashikim i fundit nga Banka Botërore.

Institucioni financiar pret që ekonomia globale të rritet vetëm 1.7% këtë vit – një rënie e mprehtë nga 3% që parashikoi në qershor. Raporti ia vë fajin një sërë faktorësh që rrjedhin nga pushtimi rus i Ukrainës dhe ndikimi i pandemisë.

Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass tha se rënia do të ishte “me bazë të gjerë” dhe rritja e të ardhurave të njerëzve në pothuajse çdo pjesë të botës “do të ishte më e ngadaltë se sa ishte gjatë dekadës para Covid 19”.

Lexo më shumë  Drejtori i CIA-s: Ukraina mund ta humbë luftën deri në fund të vitit nëse nuk miratohet ndihma e SHBA-së

Shifra e rritjes prej 1.7% është më e ulëta që nga viti 1991, me përjashtim të recesioneve të 2009 dhe 2020, të cilat u shkaktuan nga kriza globale financiare dhe pandemia Covid.

Rritja në ekonomitë më të pasura të botës ka të ngjarë të vazhdojë ngadalësimin e saj të mprehtë nga 5.3% në post-pandeminë në 2.5% në 2022 dhe vetëm 0.5% këtë vit.

“Gjatë dy dekadave të fundit, ngadalësimet e kësaj shkalle kanë paralajmëruar një recesion global”, paralajmëroi banka, duke shtuar se ajo parashikonte “një ngadalësim të mprehtë dhe afatgjatë”.

Nëse do të ndodhte një recesion global, sic parashikon Banka Botërore, do të ishte hera e parë që nga vitet 1930 që do të kishte dy recesione globale brenda të njëjtës dekadë.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja 90 milionëshe me Bankën Botërore

SHBA, Eurozona dhe Kina janë tre pjesët më me ndikim të botës për rritjen ekonomike, megjithatë raporti tha se ato “të gjitha po kalonin një periudhë dobësie të theksuar”, si rrjedhojë  kjo po i bënte problemet me të cilat përballeshin vendet e tjera, më të varfra, më keq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *