KryesoreLajme

Pensionistët në Shqipëri në protestë. Protesta e gjashtë para Kryeministrisë: Nuk tërhiqemi!

Pensionistët protestuan sërish para Kryeministrisë duke kërkuar vendosjen e minimumit jetik në vend. Në fjalën e tyre theksuan se nuk po kërkojnë masa të jashtëzakonshme ndërsa shtuan se nuk do ti ndalin tubimet
Dhjetëra pensionistë tubuan për herë të gjashtë para Kryeministrisë.

Me mbështetjen e lëvizjes Bashkë kërkuan vendosjen e minimumit jetik, por jo vetëm për ta.

Lexo më shumë  U shoqëruan të shtunën, Gjykata e Durrësit liron 2 aktivistët: Arrestim i paligjshëm!

Arlind Qorri theksoi se kërkesa nuk janë të paarsyeshme apo dhe të paarritshme.

Theksuan se protestat nuk do të ndalojnë deri në arritjen e kërkesës.

Në fakt një ditë më parë mazhoranca në komisionet parlamentare rrëzoi edhe kërkesën e demokratëve për një ligj përmes të cilit vendoset minimum jetik.

Për PS kërkesat janë vetëm një show politik në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Lexo më shumë  Nuk ndalet rënia/ Euro arrin rekord të ri poshtë 90.5 lekëve

Një grupim pensionistësh kanë nisur një protestë ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Një prej tyre u shpreh i indinjuar për rritjen e çmimeve, ndërsa shtoi se ‘pensionistët nuk janë derra’ që të mashtrohen me një shportë.

Rruga Press

YouTube player