KryesoreLajme

Pensionistët në Shqipëri në protestë. Protesta e gjashtë para Kryeministrisë: Nuk tërhiqemi!

Pensionistët protestuan sërish para Kryeministrisë duke kërkuar vendosjen e minimumit jetik në vend. Në fjalën e tyre theksuan se nuk po kërkojnë masa të jashtëzakonshme ndërsa shtuan se nuk do ti ndalin tubimet
Dhjetëra pensionistë tubuan për herë të gjashtë para Kryeministrisë.

Me mbështetjen e lëvizjes Bashkë kërkuan vendosjen e minimumit jetik, por jo vetëm për ta.

Lexo më shumë  ShBA-ja transferon 20 miliardë dollarë kredinë për Ukrainën

Arlind Qorri theksoi se kërkesa nuk janë të paarsyeshme apo dhe të paarritshme.

Theksuan se protestat nuk do të ndalojnë deri në arritjen e kërkesës.

Në fakt një ditë më parë mazhoranca në komisionet parlamentare rrëzoi edhe kërkesën e demokratëve për një ligj përmes të cilit vendoset minimum jetik.

Për PS kërkesat janë vetëm një show politik në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Lexo më shumë  VLEN: Gjuha shqipe është dhe do të jetë pjesë e institucioneve të RMV-së

Një grupim pensionistësh kanë nisur një protestë ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Një prej tyre u shpreh i indinjuar për rritjen e çmimeve, ndërsa shtoi se ‘pensionistët nuk janë derra’ që të mashtrohen me një shportë.

Rruga Press

YouTube player