BallinaLajme

Pendarovski: Gjuha dhe indentiteti nuk negociohen

Maqedonia e Veriut është e gatshme të bisedojë me Bullgarinë për çështjet e hapura. Ne absolutisht jemi të gatshëm që të përballim argumentet për disa çështje kundërthënëse historike, për ndonjë ngjarje historike apo personalitet, por e drejta që të identifikohemi si maqedonas që flasim gjuhën maqedonase, ka qenë dhe do të jetë jashtë çdo debati të mundshëm. Kështu u shpreh Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në fjalimin e tij vjetor në Parlament.

“Konsideroj se nuk do të ketë asnjë vlerë anëtarësimi në cilëndo qoftë organizatë ndërkombëtare, nëse ne heqim dorë nga gjuha dhe identiteti”, ka theksuar Pendarovski.Stevo Pendarovski

Pendarovski ka theksuar se për çështjet e ndjeshme që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin nuk do të ketë më as takime të liderëve të partive politike pasi gjithçka do të zhvillohet në kuadër të institucioneve.

“Është joserioze që të mblidhen liderët e partive politike dhe të nënshkruajnë deklaratë se ne jemi maqedonas që flasim gjuhën maqedonase. Raporti i shqiptarëve ndaj kësaj çështje edhe kur kanë qenë në pushtet dhe opozitë, kanë qenë i njëjtë. Ata në vazhdimësi kanë mbështetur pozicionin tonë”, ka deklaruar presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski vlerson se  vendi edhe përkundër vetos bullgare do të vazhdojë rrugëtimin evropian, sepse çdo alternativë tjerë nënkupton kthim pas, varfërim dhe mungesë perspektive.

Lexo më shumë  Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit: Sulmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet

Opozita maqedonase bojkoton Presidentin

Fjalimi i presidentit u shoqërua me protesta nga deputetët e opozitës maqedonase. Ata mbanin para foltores pankarta në të cilat shkruhej “Identiteti po shitet, Stevo hesht” dhe “Nuk je Presidenti im”, dhe pastaj u larguan nga salla. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikolloski ka thënë se nuk kanë dashur ta dëgjojnë fjalimin e presidentit Pendarovski ,sepse ai nuk është president i të gjithë qytetarëve.

Nord-Mazedonien | Treffen des mazedonischen Sicherheitsrates bei dem Präsidenten Stevo Pendarovski

“Pendarovski nuk është president i të gjithë qytetarëve por vetëm ekzekutuesi i një strukture politike me këtë, ai u ktheu shpinën qytetarëve maqedonas. Kjo është arsyeja pse deputetët e VMRO-DPMNE ia kthyen shpinën dhe u larguan nga salla e parlamentit ku ai kishte fjalim”, tha Nikolloski. Opozita maqedonase ka kritikuar politikat e deritanishme të qeverisë në raport me Bullgarinë, ndërsa ka paralajmëruar se çdo marrëveshje që sipas saj do të ishte në dëm të interesave kombëtare e shtetërore, do të anulohet në momentin që VMRO DPMNE-ja do të vijë në pushtet.

Pakënaqësi ndaj Presidentit ka edhe nga opozita shqiptare

Lexo më shumë  Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje për operacione evakuimi

Kritik ndaj fjalimit të presidentit kishte edhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Deputeti Skender Rexhepi tha se fjalimi i Presidentit ishte në vijë të njejtë me partitë e shumicës qeveritare.

Präsident Nord-mazedoniens Stevo Pendarovski besucht Südgrenze mit Griechenland

“Zgjedhjet parlamentare të këtij viti Presidenti i vlerësoi si demokratike ndërsa ne kishim dëshmi se atë ishin me shumë parregullsi dhe jo demokratike. Qeveria ka dështuar totalisht me ballafaqimin me pandeminë ndërsa Presidenti nuk tha asnjë vërejtje të vetme. Ai anashkaloi menaxhimin me krizën e përgjithshme ekonomike sociale me të cilën po përballen qytetarët”, u shpreh deputeti Skender Rexhepi.

Nga LSDM thonë se opozita në këtë kohë pandemie nuk di asgjë tjetër përveç se të kritikojë dhe të bojkotojë.

Rruga Press

YouTube player