Kuriozitete

Pema familjare më e vjetër në botë e krijuar nga ADN-ja

Shkencëtarët kanë përpiluar pemën familjare më të vjetër në botë nga kockat njerëzore të varrosura në një varr 5700-vjeçar në Cotswolds, Britani.

Analiza e ADN-së nga të varrosurit zbuloi se njerëzit e varrosur aty ishin nga pesë breza të vazhdueshëm të një familjeje të gjerë.

Shumica e atyre që u gjetën në varr e kishin prejardhjen nga katër gra që të gjitha kishin fëmijë me të njëjtin burrë.

E drejta për të përdorur atë zonë bazohej në prejardhjen nga një burrë.

Por njerëzit u varrosën në pjesë të ndryshme të varrezës bazuar në gruan e gjeneratës së parë nga e kishin prejardhjen, shkruan BBC.

Kjo sugjeron që gratë e gjeneratës së parë kishin një vend të rëndësishëm shoqëror në kujtimet e këtij komuniteti.

Kjo u konsiderua e rëndësishme për shkencëtarët pasi thanë se lloje të tilla varrezash mund të tregojnë se si ka funksionuar familja në të kaluarën.

Varri daton në një periudhë të rëndësishme menjëherë pasi bujqësia u prezantua në Britani nga njerëz, paraardhësit e të cilëve – disa mijëra vjet më parë – ishin përhapur në Evropë nga Anadolli (Turqia moderne) dhe Egjeu. Puna do t’i ndihmojë studiuesit të kuptojnë dinamikën e familjes mes këtyre njerëzve të epokës së gurit dhe të mësojnë më shumë për kulturën e tyre.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *