Lajme

Pedagogu Ervin Goci bën thirrje për dorëheqjen e ministres Balluku

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku. Pedagogu Ervin Goci ndodhet në shesh përballë Kryeministrisë dhe tha se çdo para e tyre shkon për oligarkët e koncensionet. Dëmi sipas Gocit u bëhet qytetarëve, ndërsa kabineti nuk ndjen asgjë.

“Unë mendoj që duhet dorëhequr ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Unë dëmin e kam marrë, në momentin që unë eci, dal blej ushqime, marr makinë, unë u jap para oligarkëve.

Nga disa shërbime jetësore nuk heqim dot dorë se kemi nevojat tona,”

‘Përgjysmimi i urbanëve është masë kriminale. Unë sot doja të thoja diçka që po anashkalohet. Unë nuk flas në të ardhme, flas për këtë që po ndodh, ne prej disa muajsh kemi marrë pasoja nga rritja e çmimeve. Unë dal në protestë për të kërkuar përgjegjësi. Unë kërkoj dorëheqjen e ministres së energjetikës apo ministrive të linjës, sepse unë dëmin e kam marrë në çdo sekondë, unë jam duke i dhënë para oligarkëve. Zgjidhja është bllokim total në çdo centimetër të Shqipërisë, të gjithë që preken direkt apo indirekt të bllokojnë çdo centimetër të territorit, duhet ndryshuar çdo sektor ekonomik’, deklaroi Goci.

Lexo më shumë  Këlliçi: Të arrestohet banditi Veliaj, ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës

tha Goci ndër të tjera.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *